Misteri i jetës njerëzore

Misteri i jetës njerëzore

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse jetoni në këtë botë dhe cili është qëllimi i jetës suaj? Ekzistojnë gjashtë çelësa që e zbulojnë këtë mister.

1. Plani i Perëndisë

Perëndia dëshiron ta shprehë Vetveten nëpërmjet njeriut (Rom. 8:29). Për këtë qëllim Ai e krijoi njeriun në shëmbëllimin e Vet (Zan. 1:26). Ashtu sikurse një dorashkë bëhet në shëmbëllimin e dorës për ta mbajtur dorën, kështu edhe njeriu është bërë në shëmbëllimin e Perëndisë për ta mbajtur Perëndinë. Duke e marrë Perëndinë si përmbajtjen e vet, njeriu mund ta shprehë Perëndinë (2 Kor. 4:7).

2. Njeriu

Për të përmbushur planin e Tij, Perëndia e bëri njeriun si një enë (Rom. 9:21-24). Kjo enë ka tri pjesë: trupin, shpirtin dhe frymën (1 Sel. 5:23). Trupi kontakton dhe merr gjërat e botës fizike. Shpirti, aftësia mendore, kontakton dhe merr gjërat e botës psikologjike. Ndërsa fryma njerëzore, pjesa më e brendshme e njeriut, u bë për të kontaktuar e për të marrë Vetë Perëndinë (Gjoni 4:24). Njeriu u krijua jo thjesht për të mbajtur ushqim në stomakun e tij ose për të mbajtur njohuri në mendjen e tij, por për të mbajtur Perëndinë në frymën e tij (Ef. 5:18).

3. Rënia e njeriut

Por përpara se njeriu të mund ta merrte Perëndinë si jetë në frymën e tij, mëkati hyri në të (Rom. 5:12). Mëkati e bëri të vdekur frymën e tij (Ef. 2:1), e bëri njeriun armik të Perëndisë në mendjen e tij (Kol. 1:21) dhe e shndërroi trupin e tij në mish mëkatar (Zan. 6:3; Rom. 6:12). Kështu, mëkati i dëmtoi të tria pjesët e njeriut, duke e larguar atë nga Perëndia. Në këtë gjendje, njeriu nuk mund ta merrte Perëndinë.

4. Shpengimi i Krishtit për përndarjen e Perëndisë

Megjithatë, rënia e njeriut nuk e frenoi Perëndinë nga përmbushja e planit të Tij fillestar.Me qëllim që ta përmbushte planin e Tij, Perëndia së pari u bë njeri i quajtur Jezu Krisht (Gjoni 1:1, 14). Pastaj Krishti vdiq në kryq për ta shpenguar njeriun (Ef. 1:7), duke hequr kështu mëkatin e tij (Gjoni 1:29) dhe duke e sjellë atë përsëri te Perëndia (Ef. 2:13). Së fundi, në ringjallje, Ai u bë Fryma jetëdhënëse (1 Kor. 15:45b) në mënyrë që të mund të përndante jetën e Tij pashtershmërisht të pasur në frymën e njeriut (Gjoni 20:22; 3:6).

5. Rilindja e njeriut

Përderisa Krishti është bërë Fryma jetëdhënëse, njeriu mund ta marrë tani jetën e Perëndisë në frymën e tij. Bibla e quan këtë rilindje (1 Pjet. 1:3; Gjoni 3:3). Për të marrë këtë jetë, njeriu duhet të pendohet përpara Perëndisë dhe të besoj në Zotin Jezu Krisht (Vep. 20:21; 16:31).

Që të rilindesh, thjesht eja te Zoti me zemër të hapur e të sinqertë dhe thuaji Atij:

Zot Jezus, jam një mëkatar. Kam nevojë për Ty.  Të faleminderit që vdiqe për mua. Zot Jezus, më fal. Më pastor nga të gjitha mëkatet e mia. Unë besoj që Ti u ngrite nga të vdekurit. Të marr Ty pikërisht tani si Shpëtimtarin tim dhe si jetën time. Eja në mua! Më mbush me jetën Tënde! Zot Jezus, ta jap veten time për qëllimin Tënd.

6. Shpëtimi i plotë i Perëndisë

Pas rilindjes, një besimtar duhet të pagëzohet (Marku 16:16). Pastaj Perëndia fillon procesin e gjatë të përhapjes graduale të Vetvetes si jetë nga fryma e besimtarit në shpirtin e tij (Ef. 3:17). Ky proces, që quhet transformim (Rom. 12:2), kërkon bashkëpunimin njerëzor (Fil. 2:12). Besimtari bashkëpunon duke e lejuar Zotin të përhapet në shpirtin e tij deri sa të gjitha dëshirat, mendimet dhe vendimet e tij të bëhen një me ato të Krishtit. Së fundi, me rikthimin e Krishtit, Perëndia do ta ngopë plotësisht trupin e besimtarit me jetën e Tij. Kjo quhet faza e lavdisë (Fil. 3:21). Kështu, në vend që të jetë i zbrazët dhe i dëmtuar në çdo pjesë, ky njeri mbushet dhe ngopet me jetën e Perëndisë. Ky është shpëtimi i plotë i Perëndisë! Një njeri i tillë tani e shpreh Perëndinë, duke e përmbushur kështu planin e Perëndisë!

Pasi e merr këtë jetë, një besimtar duhet të marrë pjesë në takimet e krishtera me qëllim që të ushqehet e të furnizohet me jetën e Perëndisë që të rritet e të piqet në këtë jetë. Në bashkësim me besimtarë të tjerë në Trupin e Krishtit, një besimtar mund t’I shijojë pasuritë e pranisë së Krishtit.

Ky eshte kapitulli i parë i Elementeve Bazë  të  Jetës së  Krishterë, Vol. 1, mund te kërkosh nje kopje falas per të vazhduar leximin.


Ndajeni me të tjerë