Kjo politikë privatësie parashtron se si Rhema Literature Distributors do të përdorë dhe do të mbrojë çdo informacion që do të jepni ju ndërkohë që përdorni këtë adresë interenti. Mbani parasysh se kjo politikë mund të ndryshojë, prandaj duhet ta kontrolloni këtë faqe herë pas here për t’u siguruar se jeni i kënaqur me ndryshimet.
Ne e përdorim informacionin që mbledhim për qëllimet e mëposhtme:
Në asnjë situatë ne nuk do t’ua shesim, shpërndajmë ose japim me qira infomacionin tuaj vetjak palëve të treta, po të mos kërkohet nga ligjet në fuqi.
Për kryerjen e porosive për libra falas, mund të mblidhet informacioni i mëposhtëm: gjuha, emri, adresa, vendi, adresa e email-it dhe numri i telefonit.
Disa të dhëna nga shfletimi i adresës sonë të internetit mblidhen automatikisht, të tilla si: adresa IP, shfletuesi i rrjetit, sistemi operues, URL-ja referuese, faqet e vizituara dhe shkarkimet. Ne nuk mbledhim asnjëherë informacione vetjake, të tilla si mosha juaj, gjinia, interesat dhe të dhënat e bankës suaj. Për të përmirësuar përdorimin e kësaj adrese interneti nga ana juaj, ne gjithashtu përdorim Google Analytics. Informacioni i mbledhur përdoret për të siguruar një pamje të përgjithshme se si njerëzit hyjnë dhe e përdorin këtë adresë interneti. Ai nuk përdoret për qëllime të tjera. Politika e privatësisë e Google-it gjendet tek: https://www.google.com/policies/privacy.
Cookie është nje dosje e vogël që mund të krijojnë faqet e internetit për të mbajtur mend parapëlqimet për një adresë interneti të veçantë. Ne përdorim cookie për të vërtetuar dhe për të mbajtur sesione të sigurta për përdoruesit e lidhur. Gjithashtu përdorim cookie për të regjistruar gjuhën tuaj, vendin dhe hollësitë e produktit kur bëni një porosi. Këto cookie nuk përdoren për gjurmim dhe nuk do të ruajnë ndonjë informacion vetjak.
Ne ju lejojmë që të lidheni me adresën tonë të internetit nëpërmjet llogarisë së një pale të tretë. Ju do të jeni në gjendje të shikoni dhe të redaktoni të dhënat që marrim nga pala e tretë për të krijuar llogarinë tuaj. Gjithashtu ju sigurojmë mundësinë që përmbajten nga adresa jonë e internetit ta shpërndani në median sociale, përdorimi i së cilës nuk është i detyrueshëm.
Ne bëjmë fushata reklamash jo të personalizuara. Teknologjitë e gjurmimit të bisedave përdoren për të gjurmuar rezultatet e fushatës. Këto shërbime mund të përdorin cookie, sinjalizues të rrjetit dhe teknologji të tjera ruajtjeje për të mbledhur ose për të marrë informacion nga adresa jonë e internetit, që të sigurohen shërbimet e gjurmimit. Informacion për të hequr dorë nga një gjë e tillë mund të gjeni tek: http://www.aboutads.info/choices dhe http://www.youronlinechoices.eu.
Në adresën tonë të internetit ne nuk shfaqim reklama nga rrjete reklamimi të një pale të tretë.
Adresa jonë e internetit nuk u drejtohet fëmijëve. Ne nuk kërkojmë dhe nuk mbledhim me dashje informacion vetjak për fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Adresa jonë e internetit mund të përmbajë lidhje me vende të tjera interesi. Duke përzgjedhur këto lidhje, ju do të largoheni efektivisht nga kjo adresë interneti dhe politika jonë e privatësisë nuk do të jetë më e zbatueshme për ju. Duhet të bëni kujdes për të parë deklaratën e privatësisë që zbatohet tek adresa e internetit në fjalë.
Ju mund të kërkoni hollësi të informacionit vetjak që mbajmë rreth jush. Neve mund të na duhet të verifikojmë identitetin tuaj përpara se të japim informacionin. Për të bërë një kërkesë, na kontaktoni.
Ju mund të kërkoni që ta fshijmë informacionin vetjak që mbajmë rreth jush. Neve mund të na duhet të verifikojmë identitetin tuaj dhe ta rregullojmë statusin përpara se të heqim informacionin tuaj vetjak. Për të bërë një kërkesë, na kontaktoni.
Ju keni të drejtë të na kërkoni që të mos e përpunojmë informacionin tuaj vetjak për qëllime marketingu. Mund ta ushtroni të drejtën tuaj për të parandaluar një përpunim të tillë duke bërë ose duke hequr shenjën e verifikimit në kuti të caktuara të formularëve që përdorim për të mbledhur të dhënat tuaja ose në konfigurimet e llogarisë suaj. Gjithashtu mund të ushtroni në çdo kohë të drejtën për të na kontaktuar. Për të bërë një kërkesë, na kontaktoni.
Ne i kemi zyrat qendrore në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tuaja vetjake mund të arrihen nga ne ose të transferohen te ne në Shtetet e Bashkuara. Në qoftë se e vizitoni adresën tonë të internetit nga jashtë Shteteve të Bashkuara, dijeni se informacioni juaj mund të transferohet, të ruhet dhe të përpunohet në Shtetet e Bashkuara, ku janë vendosur serverat tanë dhe ku funksionon baza jonë qendrore e të dhënave. Duke përdorur adresën tonë të internetit, ju miratoni çdo transferim të këtij informacioni.
Ne do ta ruajmë informacionin vetjak për aq kohë sa nevojitet për të përmbushur qëllimet e përshkruara në këtë Politikë po të mos kërkohet ose lejohet nga ligji një periudhë më e gjatë ruajtjeje për arsye gjyqësore, të taksimit a rregullatore, ose për qëllime të tjera të ligjshme. Kur nuk kemi më nevoja pune të ligjshme në proces për të përpunuar informacionin vetjak, ne do ta fshijmë atë ose do bëjmë anonim. Zakonisht, të dhënat do të fshihen ose do të bëhen anonime pas 5 vitesh pa asnjë veprimtari.
Ju mund të na kontaktoni në mënyrat e mëposhtme: