Mirë se vini në adresën e internetit të Rhema Literature Distributors. Duke përdorur këtë adresë interneti, ju bini dakord të pajtoheni me kushtet e mëposhtme të përdorimit. Në qoftë se keni ndonjë pyetje për këto kushte, ju mirëpresim të na kontaktoni në adresat e renditura në faqen e kontakteve.
Përmbajtja Përmbajtja e faqeve të kësaj adrese interneti është vetëm për informacion të përgjithshëm dhe përdorim nga ana juaj. Ajo i nënshtrohet ndryshimit pa paralajmërim. As ne dhe as një palë e tretë nuk japim ndonjë siguri a garanci për sa i takon saktësisë, korrektësisë, interpretimit, plotësisë dhe përshtatshmërisë së informacionit e të materialeve që gjenden ose që ofrohen në këtë adresë interneti për ndonjë qëllim të veçantë. Ju e pranoni se ky informacion e këto materiale mund të përmbajnë pasaktësi a gabime dhe ne e përjashtojmë hapur përgjegjësinë për këto pasaktësi a gabime në shkallën më të plotë të lejuar nga ligji.
Porositë dhe privatësia Kushtet e plota të privatësisë parashtrohen në deklaratën për privatësinë të paraqitur veçmas. Shkurtimisht, informacioni juaj vetjak kërkohet vetëm për të shqyrtuar kërkesat për letërsi falas dhe për të siguruar që ajo të merret në rregull. Porositë plotësohen mbi bazën e disponueshmërisë dhe informacionit të duhur postar. Në disa raste porositë për destinacione të veçanta nuk mund të përmbushen për shkak të kostos, pengesave ligjore, konflikteve ndërkombëtare, ligjit doganor dhe faktorëve të tjerë. Këta faktorë i nënshtrohen ndryshimit pa paralajmërim.
E drejta e autorit Kjo adresë interneti përmban material që është në pronësi të Rhema Literature Distributors ose i është dhënë zyrtarisht asaj. Ky material përmban kompozimin, faqosjen, formën, paraqitjen dhe grafikët, duke përfshirë logot, tekstet dhe shënimet e vlerësimit, por nuk kufizohet vetëm me to. Ndalohet riprodhimi me çdo mjet, përveçse kur bëhet në përputhje me “kushtet për përdorim të ndershëm”. Përdorimi i paautorizuar i kësaj adrese interneti mund të çojë në kërkesë për dëmshpërblim dhe/ose mund të jetë një shkelje ligjore.
Përgjegjësia Përdorimi nga ana juaj i çdo informacioni ose i materialeve në këtë adresë interneti është tërësisht përgjegjësia juaj, për të cilën Rhema Literature Distributors ose përfaqësuesit e saj nuk do të jenë përgjegjës. Do të jetë përgjegjësia juaj të siguroheni që çdo produkt, shërbim a informacion i disponueshëm në këtë adresë interneti i përmbush kërkesat tuaja specifike. Gjithashtu, herë pas herë kjo adresë interneti mund të përmbajë lidhje me adresa interneti të tjera. Këto lidhje jepen për volinë tuaj për t’ju siguruar më tepër informacion. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e adresës a të adresave të internetit bashkëlidhur. Përdorimi nga ana juaj i kësaj adrese interneti dhe ndonjë mosmarrëveshje që lind nga një përdorim i tillë i tij u nënshtrohet ligjeve të shtetit të Uashingtonit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zgjidhni një gjuhë
Hyni
Emër përdoruesi ose fjalëkalim i pavlefshëm
Fushat e shënuara me * kishin gabime. Ju lutemi, ndreqini ato dhe provoni përsëri
Fjalëkalimet nuk përputhen
Përdorni një shërbim tjetër
Rhema Literature Distributors
Ne kemi hasur një gabim gjatë plotësimit të porosisë suaj. Na vjen keq për çdo shqetësim. Ju lutemi, provoni përsëri ose na kontakton nëse gabimet vazhdojnë.