Libra të krishterë falas

Këta libra falas janë të thjeshtë, të thellë, praktikë dhe jetë-ndryshues. Lexojini të gjithë librat në serinë tonë të letërsisë së krishterë falas të disponueshëm në format libri elektronik ose libra me lidhje të thjeshtë.

Shijoni këtë dhuratë falas të librave të krishterë të cilësisë së lartë.

Librat tanë

Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 1

Libra të krishterë falas - Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 1

Sa i fortë është themeli juaj?

Ky libër do t'ju ndihmojë të njihni planin e Perëndisë për njeriun. Ai shpalos katër përjetimet kyçe, që janë thelbësore si për të krishterët e rinj dhe për ata me përvojë, duke ju ndihmuar të fitoni një bazë të fortë për një jetë të krishterë të pasur e kuptimplote.

Filloni leximin

Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 2

Si mund ta thellojë marrëdhënien time me Perëndinë?

Kalimi vetjak i kohës çdo mëngjes me Zotin bën që marrëdhënia jonë me Perëndinë të jetë e ëmbël dhe vetjake. Kjo kohë do të na bëjë të përparojmë në jetën tonë të krishterë në një mënyrë progresive e dinamike. Zbuloni se sa e thjeshtë mund të jetë t'i kalosh këto kohë me Zotin duke lexuar këtë libër.

Filloni leximin

Libra të krishterë falas - Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 2

Krishti Gjithëpërfshirës

Libra të krishterë falas - Krishti Gjithëpërfshirës

Po kërkoni një përjetim të pakufizuar të Krishtit?

Përpara se të mund të hyjmë te ky "Krisht Gjithëpërfshirës", së pari duhet të shikojmë se sa i pakufizuar Krishti është. Ky libër do t'ju ndihmojë të shikoni dhe të hyni. Në këtë shpjegim të Ligjit të Përtërirë, shikoni se si tabloja e mrekullueshme e Tokës së Mirë të Kanaanit është një tablo se kush është Krishti për besimtarët e tij.

Filloni leximin

Ekonomia e Perëndisë

Pse duhet të ketë rëndësi për mua qëllimi i amshuar i Perëndisë?

E gjithë Bibla përshkruan qëllimin e amshuar të Perëndisë dhe se si Ai e përmbush atë. Një fakt mahnitës është se Perëndia nuk dëshiron ta përmbushë Vetë këtë plan. Ai vendosi ta përfshijë njeriun. Si besimtarë në Krishtin, ne të gjithë jemi pjesë e planit të Perëndisë. Pra, si merrni pjesë ju në këtë plan? Lexoni këtë libër për të parë pse jemi persona kyç në qëllimin e Tij.

Filloni leximin

Libra të krishterë falas - Ekonomia e Perëndisë

Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 3

Libra të krishterë falas - Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 3

A ka më shumë se sa vetëm të jetuarit sipas të drejtës dhe të gabuarës?

Shoqëria na mëson të sillemi sipas parimit të së drejtës dhe të së gabuarës, por çfarë thotë Bibla për këtë? Bibla na tregon një parim më të lartë sipas të cilit mund të jetojmë: parimin e jetës. Perëndia dëshiron që ne të jetojmë sipas këtij parimi për përmbushjen e planit të amshuar të Perëndisë.

Filloni leximin

Njohja e Jetës

Si rritem unë në jetën time të krishterë?

Me qëllim që të rritemi në jetë, duhet të dimë se çfarë është jeta, nga vjen ajo dhe si ta fitojmë këtë jetë. Përgjigjet nuk gjenden në përmirësimin e sjelljes, në shtimin e thjeshtë të dijes ose në dhuntitë a fuqinë. Merrni kuptimin dhe drejtimin për rritjen në jetë.

Filloni leximin

Libra të krishterë falas - Njohja e Jetës

Kisha e Lavdishme

Libra të krishterë falas - Kisha e Lavdishme

A e shikon Perëndia kishën ndryshe nga ne?

Kur dëgjojmë fjalën "kishë", ne as nuk mund ta përfytyrojmë që mendimi ynë është i mbushur me koncepte njerëzore. Ky libër do t'i përtërijë mendimet tuaja duke ju treguar se si e shikon Perëndia kishën. Bibla na shfaq katër figura të shquara, që na tregojnë perspektivën e Perëndisë në lidhje me kishën. Mos e kufizoni të kuptuarit tuaj. Ne ju ftojmë ta shikoni kishën në një mënyrë të lavdishme.

Filloni leximin